Negociatat, Tabaku: Shqiptarët morën një “po” dhe qeveria mori 4 parakushte dhe 11 kushte shtesë!

Tuesday, 24 Mars 2020 19:41

Vendimi për negociatat, reagon Jorida Tabaku: Shqiptarët morën një “po” dhe qeveria mori 4 parakushte dhe 11 kushte shtesë!

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Europës ju dha një lajm të mirë shqiptarëve në këto ditë të vështira dhe konfirmoi se Europa është me shqiptarët.

Një "po" nga Bashkimi Europian dhe 4 parakushte dhe 11 kushtes që duhen përmbushur nga qeveria.

Vendimi i sotëm teksa çel në parim dritën jeshile, e thotë qartë dhe shkoqur: deri në përmbushjen e kushteve nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Duhet zbatim konkret dhe jo fjalë në letër dhe kjo do të verifikohet përmes grupeve faktmbledhëse te BE.

Pa krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas frymës dhe gërmës në Kushtetutë dhe në përputhje me opinionin e “Venecias”; Pa përfundimin e Reformës Zgjedhore, pa ndërmarrë luftë me rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit nuk ka nisje te bisedimeve.

Dokumenti i miratuar sot nënvizon se Shqipëria duhet në kuadrin e prioriteve të
- të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme
-të hetojë dhe ndëshkojë blerjen e votave
- të hetojë dhe çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.
- te luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista.

Nga sot bie alibia 4 vjeçare e qeverisë dhe askush nuk mund të fshihet më pas “problemeve të brendshme” brenda BE.

BE foli qartë: PO në parim. Që ti japim vlerë kësaj PO-je duhen hapa konkretë, zbatim i cdo kushti të vendosur. Shqiptarët kanë humbur mjaft kohë. Tani duhet veprim.

PD ka dëshmuar vullnetin e saj duke dhënë kontributin e saj të në tryezën e reformës zgjedhore. Qeveria duhet të bejë pjesën e saj pa asnjë vonesë dhe pa asnjë alibi.
O

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...