BE 50 milionë euro për Shqipërinë/ Kryemadhi: Miku i mirë në ditë të vështira

Tuesday, 24 Mars 2020 20:57

BE do të akordojë 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të luftuar Coronavirusin.

Lajmi u dha më herët nga ambasadori i saj në Tiranë Luigi Sorenca, ndërsa kjo paketë ndihmash vjen pas vendimit të SHBA-ve për të ndërmarrë të njëjtin akt.

 

Lidhur me këto ndihma reagon edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

 

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shpreh mirënjohjen e saj për këtë akt bujarie në një moment shumë të vështirë dhe delikat.

 

"Miku i mirë duket në ditët e vështira.

SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi", shkruan kryetarja e LSI në reagimin e saj.

50 milionëshi i BE-së ndahet:

4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore

11 mln€ për mbrojtjen sociale

deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.

Login to post comments