Një grua 70- vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më datën 8 mars, dy javë më parë nga Italia.
Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.
Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë,
Testi tregoi që burri i saj rezultoi negative por do të qëndrojë në karantinë. Teksa autoritetet kanë mundur të dezinfektojnë banesën dhe fshatin pasi gruaja rezultoi pozitive.