Koronavirusi izolon fermerët e Belshit: Është piku sezonit dhe puna ka rënë

E mërkurë, 25 Mars 2020 16:00

Koronavirusi është kthyer në shqetësim për cdo sektor të Shqipërisë. Masat e ndërmarra nga qeveria për izolimin e banorëve dhe lëvizjen me orare të reduktuara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka ndikur negativisht edhe në bujqësi.

Gazeta Panorama ka vëzhguar situatën në fshatin ku për shkak të frikës së prekjes nga COVID-19 punojnë me orare të reduktuara në një moment kur është fluksi i punës pasi fillon mbjellja e prodhimeve bujqësore.

Tregtari Medi Shahu, i cili shet produkte bujqësore në Belsh, tha në një intervistë për gazetarin e Gazetës Panorama, Mariglen Kume se ashtu si edhe në çdo sektor tjetër Covid 19 po dëmton bujqësinë.

“Si gjithë sektoret e tjera edhe bujqësia ka ndikimin e vetë nga kjo epidemi e madhe. Këtu është problem çështja e orareve. Ne punojmë me orare të reduktuara por edhe bujqit kanë ndikimin e frikës dhe ata punojnë me orare shumë të reduktuara. Kështu që kjo situatë ka dhënë efekt negative. Edhe më shumë do të jap rezultate negative nëse vazhdon më gjatë. Kjo është një kohë që ka shumë punë në bujqësi. Kjo është periudhë mbjelljesh si perimet, misri dhe shërbimet për frutikulturën,”– tha Shahu.

toke belsh fermere izolim koronavirus3

Ndonëse jemi në muajin e parë të masave drastrike të marra nga qeveria, tregtari i produkteve bujqësore është në gjendej ta bëj që tani dallimin e rënies së punës në krahasim me një vit më parë.

“Nëse e krahasojmë me një vit më parë puna ka një diferencë të ndjeshme si në procesin e mbjelljes ashtu edhe në procesin e shërbimit të frutikulturës”, tha Shahu.

toke belsh fermere izolim koronavirus2

Një nga masat kryesore që kanë ndikuar në uljen e punës edhe në sektorin e bujqësisë sipas tregtarit është edhe caktimi i orarit të lëvizjes. Ai thotë se në fshatra shumë prej bujqërve përdorin transportin publik dhe në këtë mënyrë duke hequr këtë shërbim edhe lëvizja e tyre bëhet e vështirë.

“Sot kemi patur shumë pak klientë, vetëm në mëngjes. Sepse është edhe fakti i kufizimit të lëvizjes së automjeteve sepse 7 deri në 8 lejohen që të qarkullojnë automjetet. Ndërkohë ne qëndrojmë hapur nga ora 7 deri më 12, pra vetëm 5 orë.  Dua që të them që bujqrit janë ndër më të bindurit sa i përket urdhërit të qeverisë për  karantinimin. Janë më mirë se të gjitë të tjerët”, vijoi Shahu.

Ndërkohë deri më tani ai shprehet se nuk ka pasur problem për furnizim pasi e kanë bërë furnitorët të cilët kanë leje për të lëvizur me automjete.

Nga vëzhgimi i gazetarit në fshatrat e Belsh në sipërfaqet e mëdha të tokave shiheshin shumë pak njerëz të cilët punon.

toke belsh fermere izolim koronavirus

Pa shkuar ora 12:30 edhe ata të cilët kanë dalë në terren në parcelat e tyre vihen re tek lëvizin me shpejtësi për në banesë në mënyrë që ora 13:00 ti gjej të karantinuar.

Kjo panoramë me kaq pak njerëz në parcela ndodh shumë rrallë në zonën e Dumresë pasi pot ë mos ishte rreziku i COVID-19, banorët do të ishin në terren.

Vitet e fundit bashkia e Belshit është kthyer në një atraksion turistik shumë i preferuar për turistët vendas dhe ata të huaj.

Shëtitorja e ndërtuar së fundmi do të ishte e mbushur plot me njerëz vendas por edhe vizitorë. Bar-kafetë do të kishin nxjerrë karriget e tyre në ambientet publike për të përballuar fluksin, restorantet do të ishin në fluksin e tyre.

Por sot numri i njerëzve që lëvizin ishte papërfillshëm. Në shëtitoren buzë liqenit nuk sheh asnjë njeri të shëtisë. Bar-kafetë dhe restorantet e vegjël janë të mbyllur, ndërsa për turistë as që bëhet fjalë. Ajo që të lë përshtypje të mirë është fakti i respektimit të urdhërit për të ndenjur në shtëpi për ë minimizuar sa më shumë rrezikun e shpërndarjes së Kovid 19.

toke belsh fermere izolim koronavirus1

Login to post comments