Shoqata e Biznesit të Vogël i është drejtuar me një kërkesë me 12 pika qeverisë, edhe pse kjo e fundit ka miratuar një paketë ndihmë për këtë biznes.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, kërkon ndër të tjera shlyerjen e pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale nga qeveria. Gjithashtu në kërkesën e biznesit të vogël dhe të mesëm kërkohet të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal, të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
Kërkesa e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm:
Drejtuar Qeverisë dhe Kryeministrit deri në mbylljen e Pandemisë COV 19.
1- Qeveria të shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.
2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të bisnesit ndaj qeverisë.
3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve .
4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.
6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.
7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri në përfundimin e gjendjes së emergjencës natyrore.
8- Të kompensohet e plotë pagesa e qirasë dhe tatimit në burim e qiradhënësit.
9- Të shtyhet për një periudhë të caktuar deklarimi i bilanceve.
10- Të kreditohet biznesi me Garanci të Qeverisë me fitime 1-3 %.
11- Banka e Shqipërisë të injektojë likuiditet në treg për të ulur efektin e krizës.
12. Këto masa të merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal.
Çdo vonese e mos realizimit të kërkesave tona do të jetë me kosto të pa llogaritur për biznesin por edhe për ekonominë shqiptare.
Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm i Shqipërisë.