Shqiptarët e bllokuar jashtë vendit? Meta: Do bëjmë të gjitha përpjekjet, nuk është vetëm ceshtje e shpenzimeve

E mërkurë, 25 Mars 2020 22:03

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për shqiiptarët që kanë mbetur të bllokuar jashtë shtetit, deklaroi se qytetarët tanë jashtë vendit duhet që të mbajnë kontakte me ambasadat dhe konsullatat tona.


Presidenti Ilir Meta: Në momentin që shqiptarët do të vijnë në Shqipëri, do të duhet të vetë-karantinizohen. Janë shumë që janë në gjendje shumë të vështirë, se janë nisur për pak ditë dhe kanë shumë kohë atje.

Do të bëjmë gjithcka që ata të kthehen në vend. Është e rëndësishme që ata të jenë në konktat me konsullatat dhe ambasadorët tanë, Ju kërkoj falje shtetasve tanë edhe njëherë dhe iu kërkoj mirëkuptim atyre dhe familjarëve të tyre ndoshta për vonesën.

 

Fatos Lubonja: Presidenti ka influenca. Duhet që ambasadat tona jashtë duhet që të influencojnë ek shtete si Italia etj që të ndihmojnë ata që janë jashtë. Për shembull kinezët erdhën në Itali, rusët po shkojnë. Pse shqiptarët jashtë mos të ndihmohen. Mund të ndihmohen pra edhe nga autoritetet italiane prsh ose kudo që janë jashtë.

Presidenti Ilir Meta: Jam marrë me këtë cështje prej disa kohësh. Janë bërë përpjekje.  Ambasada jonë në Romë ka bërë përpjekje për të garantuar strehim të shtetasve tanë që nuk kanë pasur mundësi ekonomike që të rrinë në ambiente të përshtatshme. Ky është proces kompleks, por të jeni të sigurt që në ditët në vazhdim do ketë plan publik, që të përballojmë këtë situatë sa më mirë. Kjo është cështje që merr prioritet, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...