Nje lajm i mire vjen nga qyteti i Korçës aty ku këtë të mërkurë nuk është kryer asnjë analizë për Covid-19, pasi askush prej kontakteve të 11 të infektuarve nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.
Mjekët epidemiologë kanë kryer telefonata të shumta me kontakte të 11 personave të cilët tashmë kanë rezultuar pozitivë, duke i intervistuar dhe pyetur për gjëndjen e tyre shëndetësore, por asnjë prej tyre, nuk ka pasur shenjat karakteristike të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.
Kujtojmë se një ditë më parë nga Korça janë cuar 10 tampona analizash drejt Tiranës, aty ku 2 prej rasteve kanë rezultuar pozitive ndaj Covid-19.
Nga ana tjetër sipas protokollit shëndetësor të gjithë kontaktet e afërta të 11 personave të cilët tashmë janë pozitive ndaj Covid-19 janë vetëkarantinuar në shtepitë e tyre për një periudhë 14 ditore, ndersa mjekët epidemiologe dhe stafi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë janë duke vijuar gjurmimin e rasteve për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.