Beratasit nuk i ndalin xhirot në rrugët e qytetit, duke rrezikuar jo vetëm veten por edhe të tjerët. Totalisht të pandërgjegjësuar për gjendjen e rënduar që po kalon vendi ynë nga përhapja e koronavirusit, beratasit në grupime të mëdha njerëzish duke bërë xhiro në pedonalen e qytetit e në lulishte.
Të rinjtë e shfrytëzojnë orarin e lejuar për lëvizje, por për të bërë xhiro bulevardit me shoqërinë, sikur të ishte një ditë normale. Pjesën tjetër të qytetarëve i sheh të nxitojnë për të bërë blerjet e nevojshme për të shkuar në farmaci dhe për të mbyllur pagesat e faturave.
Beratasit sot kanë tejmbushur sportelet ku paguhet faturat e dritave dhe të ujit, duke krijuar radhë të gjata dhe grupimet njerëzish në këto sportele. Edhe në banka vazhdon edhe sot po e njëjta situatë pasi shumë njerëz shihen të grumbulluar dhe në radhë të gjata për të tërhequr lekë në bankomate apo për të kryer pagea a tërheqje në sportelet brenda bankës. Të pakta kanë qenë mbipopullimet në markete e dyqane ushqimore, ndërkohë që vihet re se dyqanet e fruta-perimeve nuk e kanë respektuar ende urdhrin për paketimim me qese të frutave e perimeve.