Dy raste në Pukë konstatohen se janë pozitiv me koronavirus. Mësohet se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, duke e çuar në 3 numrin e familjeve me COVID-19.
Ndërsa rasti i analizuar Fushë Arrëz konstatohet negativ.
Burime për Ora News bëjnë të ditur se të infektuarat janë nënë e bijë dhe e kanë marrë virusin nga kontakti me pacientin zero.
Deri tani, zyrtarisht, nga spitali i Pukës 7 mjekë dhe infermierë janë në karantinë, ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik.