“Koha s’pret asnjë minutë”, Bardhi publikon videon: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, sirenë alarmi për qeverinë

E Enjte, 26 Mars 2020 20:16

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka publikuar një video me dëshmitë rrënqethëse të qytetarëve të cilët në këto ditë kanë mbetur pa ushqim, ndërkohë që Rama vazhdon propagandën me vendime që nuk i zbaton. 
'Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.
Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë. 
Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.'

 
Login to post comments