Jo vetëm 140 milionët e Becchettit/ Gjykata ndërkombëtare ndëshkon edhe Bashkinë e Vlorës

E Enjte, 26 Mars 2020 20:41

Dy ditë pasi Arbitrazhi Ndërkombëtar mori vendimin për të detyruar shtetin shqiptar t’i paguajë biznesmenit italian, Francesco Becchetti një shumë që shkon deri në 140 milionë euro, xhepat e shqiptarëve, kësaj rradhe veçanërisht ato të vlonjatëve, marrin një tjetër goditje të fortë.

Sipas asaj që shkruan avokati Kujtim Cakrani, Gjykata Ndërkombëtare ka ndëshkuar edhe Bashkinë e Vlorës me 15 milion euro gjobë.

 

Sipas avokatit, ky fakt po mbahet i fshehtë, ndërsa fton SPAK të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut Dritan Leli.

 
 

Ja çfarë shkruan avokati Kujtim Cakrani.

 

"Sa për informacion? Qytetarët nuk do paguajnë vetëm 140 milion të F. Bechettit, jo? Bashkia e Vlorës do paguaj 15 milion euro kompanisë “Tis-Park”!?, për prishjen e njëanshme të kontratës, së parkimeve në qytetin e Vlorës. Convid 19 do iki një ditë, por ky borxh prej 15 milion euro do ngelel dhe do paguhen nga ne të gjithë. Turp të gjithë heshtin para këtij virusi që është shkaktuar nga vetë kryetari bashkisë Vlorë, bashkë me enturazhin e tij, të hajdutëve dhe korruptuarëve…..

Prishja e marrëveshjes ndodhi 3 vite më parë dhe çështja shkoj në arbitrazh në Francë, dhe bashkia Vlorë duhet të paguaj 15 milion euro. E mbajnë të fshehur si çdo gjë tjetër…por është tashmë publike. A duhet te hetohet nga SPAK edhe Kryebashkiaku Leli?".

Login to post comments