Mbi 60 mjekë shqiptarë në Gjermani, gati t'iu afrojnë ndihmë emigrantëve shqiptarë

Saturday, 28 Mars 2020 09:10

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke u nisur nga situata e krijuar do të japë kontribut për ofrimin e ndihmës shëndetësore për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Diasporë

Kushdo që ndodhet në diasporë, respektivisht në Evropë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të 60 mjekëve që janë në dispozicionin tuaj, nga e gjithë bota.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke vlerësuar emergjencën, në të cilën ndodhet sot gjithë bota, vendosi të japë kontributin e saj, duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira gjenden në mbarë diasporën.

Informacionet e fundit tregojnë se një tjetër ekip mjekësh, të gatshëm për të ofruar asistencë mjekësore, sapo është formuar.

Mjekët do t’u vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në diasporë, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhën gjermane.

Kushdo që ndodhet në diasporë dhe ka nevojë për konsultim, mund t’i kontaktojë në adresat dhe numrat e telefonit të poshtëshënuara, shkruan albinfo.ch.

1 / 12
 
Modifikuar më Saturday, 28 Mars 2020 09:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...