Të dyshuar me COVID-19, ndalohen dy të rinj nga Berati në Gjirokastër, njëri me temperaturë e kollë

Saturday, 28 Mars 2020 15:00

Dy të rinj shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia janë të dyshuarit e radhës me koronavirus që janë ndaluar në Gjirokastër. Të rinjtë e moshës rreth 25 vjeç nga Berati erdhën ditën e sotme nga Janina dhe janë kapur në kufirin jeshil nga policia kufitare. Ata kanë udhëtuar për dy ditë me këmbë.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se mjekët e ISHP Gjirokastër të vendosur në Kakavijë kanë bërë vizitën dhe tamponimin e shtetasve. Njëri prej tyre kishte kollë dhe temperaturë 37.5. Ata do të qëndrojnë të izoluar deri në rezultatin e përgjigjes së analizave që del nesër në mesditë. Është njoftuar 127 që ka marrë në dorëzim shtetasit.

Deri tani në Gjirokastër prej momentit të vendosjes së karantinës ka patur 5 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjitha negative.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...