Shërohen 40 të prekur me Covid 19, mes tyre dhe dy mjekët e spitalit të Sanatoriumit

Diel, 29 Mars 2020 09:09

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se mes 8 personave të shëruar në 24 orët e fundit janë dhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Sipas ministres numri i personelit mjekësor që është shëruar në Tiranë dhe në Durrës ka shkuar në 8 persona, ndërsa kanë rezultuar në total 40 pacientë të prekur negativ
“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik [?]
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, shkruan Manastirliu.
Deri dje në vendin tonë u konfirmuar 197 raste pozitive me Covid 19, nga të cilat 10 prej tyre kanë rezultuar fatale me humbje jete, ndërkohë që 40 të tjerë janë shëruar.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...