Punonjësit e shërbimit të pastrimit në Bashkinë e Lezhës të cilët punojnë në rrugë enden në qytet pa asnjë masë mbrojtëse.
Abc News raporton se ata ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë më shumë vëmendje dhe masa mbrojtëse sidomos në këtë kohë pandemie.
“Puna jonë është e përditshme,s’kemi maska lidhim shall. Na thonë se nuk kanë. Nuk e di është kohë virusi, kur shkoj në shtëpi lahem pasi mund ytë më përshtyjë një person që është me virus unë nuk e di. Ësstë buka e fëmijëve ndaj dhe do të punoj skam zgjidhje”, shprehet një nga punonjëset.
Punonjësit bëjnë apel që të ketë më shumë vëmendje për ta, pasi janë të rrezikuar ato dhe shëndeti i familjarëve të tyre.