Mesazhi i Ambasadës amerikane: Javë e vështirë, lajm i mirë që s'ka rritje shpërthyese të COVID-19

Diel, 29 Mars 2020 16:02

Ambasada amerikane në Shqipëri apelon qytetarët për respektimin e masave dhe rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada thotë se mbyllëm një javë të vështirë, por thekson se lajmi i mirë është fakti që po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve.

"Ka qenë një javë e vështirë - por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit".

Në fund edhe një falenderim për të gjithë ata që po kontribuojnë në përballimin e kësaj emergjence shëndetësore.

"Falenderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore - por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju"

Login to post comments