Koronavirusi vazhdon që të “prodhojë” viktima në mbarë shtetet e botës.
SHBA mbetet vendi me më shumë të infektuar me koronavirus. Në shtetin amerikan, deri tani numërohen 123 828 vetë të infektuar.
Në Amerikë, deri më tani kanë ndërruar jetë gjithsesj 2231 persona.
Italia është e dyta për nga numri i të infektuarve, me 92 472 persona, por ka numrin më të lartë të vdekjeve, 10 023.
Kështu, shteti fqinj kalon numrin 10 mijë të viktimave nga virusi vdekjeprurës.
Në Kinë janë regjistruar gjithsej 81 439 raste, ndërsa kanë vdekur deri tani 3300 persona nga koronavirusi.
Në Spanjë janë shënuar 546 viktima të tjera në 24 orët e fundit. Në Gjermani ka 22 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi.
Në Iran, në 24 orët e fundit ka edhe 123 viktima të tjera nga virusi. Franca ka deri në këto momente 2314 viktima nga koronavirusi.
Në Britani të Madhe, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 216 viktima të tjera.
Në Zvicër janë shënuar 26 viktima nga virusi në 24 orët e fundit, kurse në Holandë janë regjistruar 132 viktima në 24 orëshin e fundit.