A janë të infektuara me COVID-19 dy vajzat nga Pogradeci? Dalin përgjigjet

Diel, 29 Mars 2020 17:39

Dy raste të reja të dyshuara për COVID-19 në Pogradec janë dërguar mëngjesin e sotëm për analiza në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza.

 

Njëra është nga Pogradeci, ndërsa tjetra nga një fshat i qytetit liqenor.

 
 

Burime për Ora News bëjnë me dije se, 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz.

 

Por fatmirësisht orët e pasdites vonë sollën lajmin e mirë, ku të dyja dolën negative për COVID-19.

Login to post comments