FOTO/ 30 mjekë në ndihmë të kolegëve italianë, De Biazi përgëzon vendin tonë: Faleminderit, Shqipëri!

Diel, 29 Mars 2020 21:06

Ish-trajneri i Shqipërisë Xhani De Biazi falenderoi qeverinë shqiptare për dërgimin e kontigjentit me 30 mjekë, që do të ndihmojnë kolegët e tyre italianë për të përballuar krizën humanitare te fqinjët tanë nga koronavirusi.

IMG-20200328-WA0028

 

Ish-tekniku i skuadrës kuqezi, i cili arriti të kualifikonte kombëtaren tonë për herë të parë në një kompeticion madhor të futbollit si EURO 2016, nënvizoi fjalët e kryeministrit tonë Edi Rama se “Italia është shtëpia jonë dhe sot jemi të gjithë italianë!”.

Fqinji jonë po kalon një tragjedi të vërtetë humanitare, ku numërohen mbi 10 mijë të vdekur prej koronavirusit.

Mesazhi i Xhani De Biazit:

“ITALIA ËSHTË SHTËPIA JONË🇦🇱🇮🇹 SOT JEMI TË GJITHË ITALIANË”

“ITALIA E’ CASA NOSTRA🇦🇱🇮🇹OGGI SIAMO TUTTI ITALIANI”

Grazie Albania!!

de biazi

Login to post comments