Qyteti i Korcës nuk ka pasur raste të reja sa i takon Covid-19.
Numri në total vazhdon të mbetet 12. Qytetarët e Korcës janë vetë-izoluar që të mos përhapet virusi vdekjeprurës.
Sot janë njohur qytetarët me masat e reja, duke dalë vetëm një anëtar familjeje për 1 orë për të bërë pazar.
Blloqet e policisë janë shtuar në qytet. Vazhdon puna intensive e policisë në qytet. Ka dalë pozitive një mjeke në Korcë.
Uniformat e bardha bëjnë me dije se kanë marrë të gjitha masat për të mos pasur më përhapje të virusit.