“Na ka ndryshuar jeta nga COVID 19”, mjekja onkologe Silvana Çeliku: Kemi pezulluar ndërhyrjet, kujdes i shtuar për pacientët në pavion

Hënë, 30 Mars 2020 14:11

Kirurgia onko-gjinekologe, Silvana Çeliku sqaroi në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike në Neës24, se si po veprohet me pacientët në pavionin onkologjik në QSUT. Çeliku tha se ndërhyrje kirurgjikale janë pezulluar së tepërmi, ndërsa kujdes të shtuar kanë pacientët e shtruar apo të kimioterapisë.
“Si gjithë Bota në këto ditë të vështira edhe ne mjekët, edhe unë personalisht ndihem pak ndryshe. Na ka ndryshuar jeta, cilësia e saj. Po sikur kam thënë më herët ne mjekët nuk duhet ta njohim as fjalën ankth e as dëshpërim, për ne është vetëm fjala shpresë. Sepse nëse biem ne në pesimizëm, c’duhet të bëjë populli që di më pak rreth kësaj sëmundje. Kjo është një sëmundje që erdhi në mënyrë të papritur, është shumë ngjitëse. Na bën të gjithëve të reflektojmë për të mbajtur këshillat kryesore, që janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne.”

 

 

Login to post comments