Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 20.00 të dalin nëpër ballkone dhe të duartrokasin për të gjithë ata që janë sot në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.
Sic bëhet me dije në njoftim, duartroktija e mbrëmjes së sotme do të shkojë për mjekët, infermierët, zjarrfikësit, policët dhe gjithë stafi që është në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.
“Ne duartrokasim me gjithë zemër duart tona sonte për profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit, zjarrfikëset, policët dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sonte në 20:00 dhe duke ndarë emoji në komentet më poshtë”, thuhet në postimin e Delegacionit të BE në Shqipëri