Qeveria përjashton nga skema e ndihmës 70% të biznesnit të vogël.
Ky është denoncimi i mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha nga një anëtar i këtij komuniteti.
Sipas tij, edhe pse fillimisht u premtua një paketë ndihmese për ta, sot ka konstatuar se ai dhe shumë biznese të ngjashme janë të përjashtuara.
"Denoncohen gënjeshtrat e Edvin Kristaq Mashtrimit për bizneset! Lexoni denoncimin e biznesmenit dixhital. Premtoi publikisht dy rroga minimale ndërsa sot ka përjashtuar nga ndihma 70% të bizneseve të vogla. Dënoj me ashpërsi mashtrimet e papërgjegjshme të Edvin PPP Maskës ndaj bizneseve dhe kërkoj mbështetjen e tyre urgjente", shkruan ish kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e biznesmenit denoncues.
"Përshendetje Dr. I marri Surrelit ose me saktë ordineri i globit në fushën e mashtrimit mashtron ditën për diell,para 5 ditësh dekloroj publikisht që 2 rroga minimale e përfitojnë të gjithë bizneset e vegjel, në perjashtim të furrave,farmacive dhe dhe marketeve!.Ndersa sot pasi unë hyra në faqen për të bërë kerkesën e paketës mbi biznesin e vogel me del tabela që nuk je perfitues, sic e sheh edhe nga tabela jane mbi 70% e bizneseve të vegjel që nuk përfitojnë! Une e kam mbyllur dyqanin që nga data 11.03.2020! ku do i marr leket unë te paguaj sigurimet apo taksat tashi në 20 Prill që bëhet mbyllja e 3 mujorshin, pa llogaritur edhe qiranë e dyqanit!"