Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim, ku dhe ishte duke punuar.
Viktima është Bujar A., 40 vjeç.
Policia njoftoi se “rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme”.