Tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv pozitiv me koronavirus

Tuesday, 31 Mars 2020 12:35

Tre punonjes te spitalit Infektiv ne Tirane mesohet se jane infektuar me koronavirus.
Burime spitalore bejne me dije se behet fjale per 3 krye-infermierët të spitalit Infektiv ne Tirane ku deri tani jane trajtuar qytetaret e prekur nga COVID-19.
Sipas njoftimit te bere me dije nga burimet, tre kryeinfermirët kane pasur simptoma te infektimit dhe me pas jane testuar dhe kane dale pozitive me koronavirus.
Më herët u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.
Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.
Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

 

Login to post comments