Ambasada greke në Tiranë ka hedhur poshtë faktin se në doganat greke po gjobiten shqiptarë të cilët duan të rikthehen në Shqipëri dhe kanë shkelur leje- qëndrimet.
Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës nuk janë penguar në asnjë rast shqiptarët të dalin nga Greqia për t’u rikthyer në Shqipëri si dhe në janë dekretuar amendime të posaçme që lidhur me situatën e koronavirusit shtetasve të huaj t’u zgjatet leja e qëndrimit, në rastin e shqiptarëve ajo 3- mujore e parashikuar si vend i zonës Schengen.
Por BalkanWeb denoncoi rastin e Alfred Kukajt, një emigranti shqiptar në Greqi i cili në pamundësi për t;u kthyer në atdhe prej situatës së koronavirusit shkeli leje- qëndrimin dhe si pasojë u gjobit në doganën greke.
NJOFTIM I AMBASADËS GREKE
Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë Shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme.