Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpërndan postimin në Twitter të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Teksa e falenderon për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve, lideri i opozitës zotohet se ai dhe opozita që drejton do të bëjnë çfarë kanë në dorë për të kontribuar në këtë proces jetik për vendin.
"?Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë", shkruan Basha.
”Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së kaluar nga Këshilli Europian
Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh mbledhjen e parë ndërqeveritare. Përpjekja e gjithë kësaj shoqëria do tu duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.
Ne folëm gjithashtu për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar", shkruante më herët në Twitter Luigi Soreca.