Drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve Ngjitëse, dr. AnthonyFauci, mendon se për shkak të transmetueshmërisë së tij, koronavirusi do të rikthehet në një stinë tjetër. Por, ai shtoi se në ato rrethana, Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë më të përgatitura për t'u përballur me virusin. Megjithatë,Presidenti DonaldTrumptha se ai nuk mendon se do të duhet të vendoset një ndalim-qarkullimi në nivel kombëtar në Shtetet e Bashkuara për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa guvernatori i shtetit Nju Jork bëri një thirrje urgjente për mjekë vullnetarë, në Shtëpinë e Bardhë gazetarët drejtuan pyetje për të mësuar nëse qeveria federale amerikane është e përgatitur për një rikthim të koronavirusit, si p.sh. në vjeshtë.Presidenti Donald Trump tha se shpreson të mos ndodhë kjo gjë, por drejtori i Institutit të Sëmundjeve Ngjitëse tha se ai mendon se kjo gjë do të ndodhë.
"Në fakt unë pres që kjo gjërealisht të ndodhë, për shkak të nivelit të transmetueshmërisë së virusit. Megjithatë, nëse do të rikthehet në vjeshtë, loja do të ishte krejt ndryshe nga ç'ndodhi kur na goditi në fillim të këtij viti. Disa gjëra do të jenë ndryshe. Aftësia jonë për të testuar, identifikuar, izoluar dhe gjurmuar kontaktet e të infektuarve do të jetë shumë herë më e mirë se ç'ishte dy muaj më parë. Kemi gjithashtu një sërë testimesh klinike që po shqyrtojnë disa lloje ndërhyrjesh kuruese. Shpresojmë që do të bëhen të disponueshme. Dhe më e rëndësishmja, siç u kam thënë edhe më parë, është se do të kishim gati vaksinën", tha dr. Fauci.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mendon se nuk ka gjasa të vendoset një ndalim-qarkullimi në nivel kombëtar për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
"Ka qartësisht pjesë të vendit që janë shumë më tepër në vështirësi se pjesë të tjera që sinqerisht nuk kanë asnjë problem. Shpresoj ta mbajmë kështu situatën duke vazhduar me masat që po marrim... Nëse do të vendosim, do t'ju njoftojmë. Por, ka shumë pak gjasa, do të thoja, në këtë moment", informoi Presidenti Trump.
Këto komente vijnë vetëm një ditë pasi Presidenti Trump bëri një kthesë dramatike dhe njoftoi se nuk do të lehtësonte masat, me synim ringjalljen e ekonomisë në kohë për festën e Pashkëve.
Përkundrazi, ai shtriu deri më datën 30 prill udhëzimet për distancimin social, që ishin parashikuar të skadonin të hënën. Sidoqoftë, shumë shtete amerikane dhe qeveri lokale kanë vendosur udhëzime dhe rregulla shumë më të forta se ato federale, për të vënë nën kontroll lëvizshmërinë dhe takimet në publik. VOA