Haradinaj hedh poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme: Është shumë shpejt

Tuesday, 31 Mars 2020 21:41

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një intervistë për "Çim Peka LIVE" në Syri TV, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme pas shkarkimit të qeverisë "Kurti".

Sipas Haradinajt, edhe qeveria u shkarkua shumë shpejt, por edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare është po ashtu shpejt.

"Edhe zgjedhjet janë një opsion. Edhe qeveria u rrëzua shpejt, por edhe të shkosh në zgjedhje është po shpejt. Kemi përpara zgjedhjet për komunat, edhe zgjedhjet për presidentin. Tani është e pamundur të shkohet në zgjedhje. Do të kemi me shumë mundësi një qeveri të përkohshme, ose siç e kam quajtur unë "qeveri e unitetit kombëtar", tha Haradinaj.

 
 

"Humbja kaq shpejt e besimit mes partnerëve në koalicion kërkon një studim të thelluar. LDK është parti e djathtë, ndërsa VV e majtë. Nuk është hera e parë që ndodh, por u pa një dobësi shumë e madhe në menaxhim. Të shkarkosh Agim Veliun, që është nënkryetar i parë, Kurti nuk ka bërë mirë. Pa një kafe me zotin Veliu, pa një kafe me zotin Mustafa. Këtu ka një problem serioz. Është habi si ka ardhur deri te shkarkimi...", shtoi ish kryeministri i Kosovës.

 
Login to post comments