Meta: Shpresoj ti shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit sa më shpejt, po përshëndetemi si japonezët

Tuesday, 31 Mars 2020 22:56

Pandemia COVID 19 na ka ndryshuar shumë çka nga mënyra jonë e sjelljes. Distancimi social parashikon ruajtjen e distancës më shumë se një metër nga tjetri.

Shumë e ndjejnë mungesën e një shtrëngimi duarsh, mes tyre edhe Presidenti.

I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora, Meta uroi për kalimin sa më shpejt të kësaj situate pasi siç tha ai kemi mbetur duke u përshëndetur si japonezët.

Ilir Meta: Shpresoj që të gjithë të qëndroni sa më qetë, sa më pozitivë, sa më të sigurtë dhe shpresoj të kemi mundësinë sa më shpejt ti japim dorën njëri-tjetrit sepse ngelëm duke përshëdnetur si japonezët këto ditë.Faleminiderit të gjithëve për durimin që po tregojnë dhe i mirëkuptojmë të gjitha kritikat dhe pakënaqësitë e tyre.

Login to post comments