Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe dezinfektantë, Baba Mondi: Janë në vijën e parë të frontit

E mërkurë, 01 Prill 2020 12:45

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.
Kryegjyshi Baba Mondi shprehur solidaritet me policinë në këto ditë të vështira të shkaktuara prej pandemisë së koronavirusit dhe falënderoi mjekët e policët për punën e tyre.
“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës”, u shpreh Baba Mondi.
Drejtori i Policisë së Tiranës Jaupaj falënderoi Baba Mondin për ndihmën. “Ndihme e rëndësishme për policinë e cila është në shërbim të qytetarëve. Kemi parë se qytetarët po respektojnë masat e vendosura nga qeveria”, tha Jaupaj.

 

 

 

Login to post comments