Nga Sali Berisha
Nje ogur jo i mire!
Shqiperia me nivelin me te larte ne bote te infektimit te bluzave te bardha.
Ne Shqiperi deri tani zyrtarisht infektimi i bluzave te bardha sipas shifrave zyrtare arrin ne 14% kurse sipas burimeve te pavarura shkon ne 18-20% te te gjithe personave te infektuar nga covid 19.
Te dy keto shifra alarmante tejkalojne edhe Spanjen dhe Italine dhe çdo vend tjeter. Ato shenojne rekord te zi boteror pasi tregojne dhe nivelin me te larte te infektimit nga koronavirusit te mjekeve dhe infermiereve ne planet.
Po rikujtoj ketu se kjo shifer ne Kosove eshte me vetem tre punonjes shendetesie te infektuar pra 11 here me pak se sa ne Shqiperi.
Keto ritme te infektimit te bluzave te bardha jane nje kercenim madhor jo vetem per shendetin e mjekeve dhe infermiereve tane por edhe per mbare shoqerine tone.
Me shume te drejte lind pyetja si ka mundesi qe ne te kemi qe ne fillimet e epidemise kete rekord te zi boteror?
Miq, ky rekord i zi boteror ka si shkaqe me kryesore:
1-Mungesen pothuaj te plote te mjeteve te pershtatshme mbrojtese per personelin shendetesor, dhe shperndarjen me garancite personale te Edvin PPP Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes si efiçente te maskave te importuara ne vitin 2018 dhe te skaduara qe ne vitin 2011 duke luajtur keshtu me jeten e tyre.
Rikujtoj ketu se 90 ditet e para te epidemise ne nje akt kriminal dhe te papergjegjshem Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska nuk importuan asnje mjete mbrojtes per mjeket dhe infermieret qe do perballeshin me valen e epidemise se covid19 dhe nje jave me pare refuzuan oferta per miliona maska.
2- kufizimi kriminal i testit edhe per personelin shendetesor nga kryeepidemiologu xhahil apo zedhenesi i ish Kunates Fico, Edvin PPP Maska, i cili deklaron publikisht se testin e bejme vetem tek ata qe kane shenja, gje e cila ka bere te mundur qe mjeket te infektohen jo vetem nga te semuret qe mjekojne apo kontaktojne por edhe nga njeri tjetri duke mos e ditur se jane mbartes te infeksionit.
Tju kufizosh mjekeve testin do te thote me qellim ti lesh ata ne meshiren e fatit dhe te armikut te tyre qe ti nuk do ta zbulosh.
3-Çorganizimi i organizuar me urgjencen e epidemise se covid19. Fale ketij çorganizimi mjeke dhe infemiere trajtojne çdo dite ne kater anet e vendit te semure me temperature te larte, te cilet 127 me vizite telefonike i shpalle si te semure me jo covid 19 nderkohe qe ata te tille dalin me vone por pasi kane infektuar punonjesit e shendetesise qe ju sherbyer atyre per dite te tera pa asnje mbrojtje.
Keto jane tre shkaqet me kryesore te ketij rekordi te zi boteror qe shenoi Shqiperia ne javet e para te epidemise se covid19, per te cilat pergjegjesi me kryesor Edvin PPPMaska gjen ngushllim duke ju cituar shqiptareve fjalet e imamit kryeterrorist te Al Qaedas, birit shpriteror te Osma Bin Ladenit, Anwar al -Awlaki.
Perfundoj duke shprehur shqetesimin tim me te thelle per infeksionin me te larte ne bote te punonjesve tane te shendetsise, mirenjohjen e pakufishme ndaj tyre dhe per misionin fisnik qe permbushin.
Une gjithshtu ju bej thirrje atyre te ngrene me guxim zerin ne emer te mbrojtjes se jetes se tyre dhe shendetit te shoqerise ndaj narkozyrtareve qe i kane lene dhe vazhdojne ti lene pa mbrojtjen e nevojshme apo qe ju kufizojne testimin bazuar ne kritere kriminale vetem e vetem se nuk kane blere kite dhe tampone!
ps: Jo per mediat e Arben/Karlo Malavites as dhe per Ymer Çorapen dhe Tualetin masturbik te Kol Balles por per Lapsin.al qe u shqetesua disa dite me pare se pse une vendosa etiketen Maska per Edvinin dhe Ogerten e sqaroj sa vijon:
Nuk e kam bere kete se nuk kisha etiketa te tjera plotesisht te merituara per ata.
Une e kam bere ate duke ditur rendesine kapitale mbrojtese te maskes ne kete epidemi dhe pas aktit kriminal te te lartpermendurve, te cilet ne vend qe te importonin me shpejtesi maska zgjodhen per te mbuluar qendrimin e tyre te papergjegjshem te behen garant te maskave te importuara ne vitin 2018 por qe kishin skaduar qe ne vitin 2011.