Kjo është zonja Sahare, 70 vjeç e cila së bashku me persona të tjerë vijnë çdo ditë tek mensa e Kryepiskopatës së Tiranës, ku edhe në këto ditë të vështira po shpërndahet ushqim për njerëzit në nevojë.
‘Kam marrë 8 mijë leke pension, ngadalë u bë 10 mijë, tani të shohim sa do shkoj…’
Saharja tregon se 3 vajzat e saj e kanë të pamundur ta ndihmojnë pasi jetojnë larg Tiranës dhe kanë gjithashtu vështirësi ekonomike
‘Unë kam 2 vajza të martuara ndërsa 1 vajzë e kam këtu por kanë vështirësitë e tyre’.
Këto janë kushtet në të cilat jeton e moshuara, lavatriçja gjendet aty sa për numër pasi është jashtë funksionit, ndërsa ky është tualeti i saj i improvizuar i jashtë banesës ku shpesh dhe uji mungon
70-vjeçarja tregon se nuk ka frikë nga virusi COVID-19 dhe del edhe pa leje pasi nuk ka kush t’i shërbejë
‘Më është mërzitur, por ç’të ketë shkruar i madhi zot, ca të them tjetër… Po të paktën aq kohë sa të rroj mos të jetoj si kafshë’.
Meraku i zonjës Sahare që jeton prej 8 vitesh e vetme është të ketë një strehë më të sigurt dhe të ketë të garantuar ushqimin e përditshëm
‘Po ja sikur të kem pak ndihmë nga shteti, dua dhe unë të rri si njeri po ja … çfarë të them…’./abcnews