Lubonja: 'Rama vendim terrorizues për mbylljen pa afat të jetës'

E mërkurë, 01 Prill 2020 22:16

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se vendimi i qeverisë për të shtyrë pa afat mbylljen e jetës në vend është deprimues dhe terrorizues.
Sipas Lubonjës, edhe vendet më të prekura se ne nga koronavirusi kanë përcaktuar gjithmonë data.

Analisti theksoi se ashtu siç Rama përcaktoi planet A, B, C dhe D, ashtu duhet të përcaktojë datë edhe për mbylljen e jetës.
“Shumë gjëra i kemi bërë siç i bën bota, duke imituar botën, që është në situatë shumë më të vështirë se ne. Italia gjithmonë ka përcaktuar data. Ashtu si kryeministri ynë përcaktoi plane A, B, C e D, ashtu duhen përcaktuar edhe datat për mbylljen e jetës. Kjo është më shpresëdhënëse, por edhe më pak deprimuese e terrorizuese. Këto vendime duhen marrë me shumë kujdes, me Parlamente, me këshilltarë, jo kështu dikujt i teket”, tha Lubonja.

Lubonja foli për dy skenarë apo teori në lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

 
 

“Nuk jam pesimist, do të bëhesha shumë nëse vjen vala e dytë që e karahason Covid 19 me gripin spanjoll. Mos harrojmë se në botë vdesin 60 milion njerëz në nga gripi. Ka dy teori, që po vdesin pjesa më e dobët, moshat e tejkaluara, pra nëse e thjeshtëzojmë, kush do vidiste gjatë gjithë vitit iku gjatë 3 javëve. Është dhe një teori apokaliptike që mund të jetë si gripi spanjoll që mund të na shkaktojë shumë vdekje.

 

Në të gjithë këtë debat sot, gjithnjë e më shumë bëhet emergjent edhe një debat tjetër që ka qënë më herët, e tha edhe Trump që pastaj u tërhoq, se mund të jetë më e rëndë pasoja ekonomike, pra, uri, vetëvrasje, varfri se sa epidemia shëndetësore. Për ta vendosur këtë pandemi në vendin e duhur të rreziqeve që ka kaluar bota duhet të presim edhe 1 vit për të parë”,- tha ai.

Login to post comments