Kryegjyshata Bektashiane dhuron maska e dezinfektantë për policinë

E mërkurë, 01 Prill 2020 23:00

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë, drejtorin e Policisë të Qarkut të Tiranës Rebani Jaupaj.

Në një ceremoni të posaçme ai u ka dhuruar forcave të rendit paisje mbrojtëse në luftën ndaj koronavirusit.

"Kemi porositur maska dhe dezinfektues ambjentesh.Policia të ketë mundësi të përballojë vështirësitë që ka në këto momente".

Brahimaj theksoi rëndësinë që ka respektimi i masave për parandalimin e koronavirusit, teksa theksoi se me besim dhe kjo sprovë do të kapërcëhet.

 

Login to post comments