Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar sot 569 të vdekur të koronavirusit në 24 orë, me numrin e përgjithshëm të viktimave tashmë në 2,921 vetë.
Rritja e numrit të të vdekurve e bën të enjten ditën më të keqe deri tani në krizën që po shkatërron gjithë botën. Është dita e tretë me radhë që është regjistruar një rritje e lartë njëditore e shifrave te viktimave në Mbretërinë e Bashkuar.
Janë 4,244 persona të tjerë të diagnostikuar me infeksion në 24 orët e kaluara, duke e çuar gjithsej në 33,718 të infektuar. Numri është më I vogël se 4,324 rastet e së mërkurës.
Statistikat e Departamentit të Shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse është katërfishuar në gjashtë ditë nga 759 të premten e kaluar, 27 marsi. Pritet të ketë më shumë viktima këtë javë.
Skocia pati rritjen më të madhe proporcionale në numrin e vdekjeve të konfirmuara sot, me totalin e vet më shumë sesa dyfishimi nga 60 në 126 gjatë natës.