Në Itali në 24 orët e fundit janë shënuar 760 viktima, 2477 të infektuar dhe 1431 të shëruar. Në 24 orët e fundit, krahasuar me ditën e djeshme është rritur numri i viktimave dhe të shëruarve, ndërsa është ulur i të infektuarve.
Sot në vendin fqinj ka pasur 33 viktima më shumë, dje kishte 727, ndërsa sot 760. Numri i të infektuarve fatmirësisht ka shënuar ulje, teksa dje ishin 2937, sot janë regjistruar 2477. Lajm i mirë edhe përsa i përket të shëruarve, pasi ka një rritje në krahasim me dje, që ishin 1118, ndërsa sot 1431.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, u është përgjigjur letrave të shumta të qytetarëve me një mesazh duke bërë thirrje për unitet në këto kohë krize: “Është një periudhë e trazuar, por do të dalim shpejt nga ky moment i vështirë”.