Jo vetëm drejtori i Burgut, pranga edhe vartësit/Sekuestrohet një sasi parash...

Premte, 03 Prill 2020 17:03

Paraditen e sotme Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, arrestuan drejtorin e burgut 313, Eduart Struga, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit. 

Sipas ABC News Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa arrestimi është bërë nga krimi ekonomik.
Dyshohet se arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.
Ndërkaq, janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.

ABC News ka mësuar se një prej të arrestuarve është vartës i Drejtorit të Burgut “313”, Eduart Struga, ndërsa personi tjetër është punonjës në një sektor privat.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, janë ushtruar kontrolle të shumta, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një shumë e konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve dyshohet se janë para të marra në mënyrë korruptive.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.

Struga është i dyshuar për korrupsion me tendera ushqimesh.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe vartës së tij dhe ata janë shoqëruar në polici. Duhet thënë se Eduart Struga është një emër i njohur për institucionet e burgjeve.

Ai drejtonte burgun 313 prej disa kohësh, ndërsa kishte karrierë të gjatë në polici. Struga ka drejtuar sektorin e drogës për shumë vite.

Dyshohet se Struga ka qenë kreu i kësaj skeme. Hetimet kanë treguar këtë fakt dhe pas 2 ditësh pritet që shefi i 313 të dalë në gjykatë.

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...