Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 333 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa janë 18 personat që kanë ndërruar jetë.
Viktima e 18-të është një 67-vjeçar me probleme të tjera që nuk arriti të mbijetojë. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.
Në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.
në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 157 raste
- Durrës 33 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 9 raste
- Fier 25 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 31 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 1 rast
- Has 9 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste