Infermierja shqiptare shtatzënë, një javë para lindjes vazhdon luftën në spital me COVID-19

Saturday, 04 Prill 2020 19:29

Edhe një javë, ajo do të sjellë në jetë djalin e parë, por kjo nuk e ka penguar që të lërë punën si infermiere në vijën e parë të luftës me COVID-19. Bëhet fjalë për Armida Bahja Hoxhën, shqiptaren e cila prej tre vitesh punon dhe jeton në SHBA si infermiere.

Sakrificën e saj ua dedikon të gjithë bluzave të bardha, specifikisht nënave shtatzënë si ajo dhe baballarëve të rinj që nuk kanë mundur të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre këto ditë. Nuk e ka lënë punën, për shkak të ndihmës që ka nga kolegët e saj, të cilët punojnë si një trup i vetëm në këtë ditë lufte, por edhe sepse ka zgjedhur që ato pak ditë që ka pushim (lejen e lindjes" ta shfrytëzojë për të qëndruar më gjatë me djalin e saj, Adonisin, emër që ia kishin vendosur që para se Armida të mbeste shtatzënë.

Në një intervistë për Report Tv, Armida ka rrëfyer vështirësit në punë duke theksuar se shtatzënia e ka kufizuar në kryerjen e disa detyrave, por kurrsesi të paaftë. Në SHBA, koronavirusi është përhapur me shpejtësi ku numërohen 280,367 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 7,491 persona. Situata në Teksas, ku Armida jeton, sipas saj është në kontroll, ku janë 5000 të infektuar dhe një numër i ulët i viktimave që shkon në 90 në total. 

Intervista e plotë e Armidës për Report Tv
Si paraqitet situata në SHBA?
Numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë dhe mundohemi të bëjmë gjithçka është e mundur dhe kemi një numër të madh të të prekurve. Besoj se raporti me njerëzit që ka humbur jetën është i ulët dhe i menazhueshëm. ne jemi në Teksas dhe besoj se nga ana jonë, situata është akoma më në kontroll dhe kemi vetëm 5000 veta të prekur dhe 90 kanë humbur jetën. pritet që piku të arrij nga muaji maj, por besoj se do e kemi situatën në kontroll.

 

Sa ë vështirë ishte zgjidhja për të vijuar punën edhe shtatzënisë?
39 javë dhe 2 ditë jam. Zgjidhja ime për të vazhduar punën ka të bëjë me dy arsye. Unë punoja në kujdesin e pacientëve, që janë në fazën kritike të çdo sëmundje, përfshirë dhe COVID-19, që përpara kur isha shtatzënë, plus që sistemi i punësimit është pak i ndryshëm, 6-12 javë pushim. Unë kam 6 javë pushim, dhe doja që të rrija më shumë me beben pas lindje se para.

Shtatzënia të bën të jesh pak më e kufizuar, por ne punojmë si skuadër dhe më ndihmojnë shumë kolegët, me lëvizjen e pacientëve apo ngritjen e peshave. Plus që është edhe një mënyrë shumë aktive, plus që ne kemi shumë nevojë për staf mjekësor duke qenë se presim pikun, unë ndihem në detyrim moral, nuk më ka bërë të paaftë më ka limituar në shumë gjëra, por punojmë shumë si ekip.

Familjen e ke në Itali, si është gjendja e tyre shëndetësore si po e kalojnë këtë periudhë?
Në 2017 kam ardhur këtu, nga Italia. Kam punuar 2 vjet si ndihmës infermiere dhe prej një viti si infermiere profesionale. Numri i të prekurve dhe viktimave është shumë i lartë. Prindërit e mi punojnë afër Fierences dhe mamaja imë punon në fushën e mjekësisë. Kush punon në mjekësi, çdo mjek ka shumë frikë përditë nga sëmundjet infektive, gjatë gjithë karrierës. Kujdesi është shumë i madh. Vazhdojnë punën sa i përket shërbimit të pacientëve.

Një mesazh?
Punën e saj në këto ditë të vështira ia dedikon të gjithë kolegëve të saj që po luftojnë me këtë armik të panjohur, specifikisht nënave shtatzënë si ajo dhe baballarëve të rinj, që pavarësisht të gjithave vijojnë misionin e tyre. Ia dedikoj cdo personi që është në këtë fushë dhe po përballet me këtë fushë, si unë ka shumë nëna shtatzënë në këtë betejë dhe baballarëve që kanë fëmijë të vegjël, do ia dalim mbanë. Rregullat mund të duken shumë të rrepta. por duhet të zbatohen", tha
Emri si keni vendosur ta quani djalin?
Emri i djalit ia ka vendosur bashkëshorti që para se të lindje, Adonis, kishim gati dhe emrin e gocën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...