Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme.
Kufoma e gruas është gjetur në lumë,në afërsi të Urës së Kuçit në Berat
Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje,është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas,që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se, në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprikisht mendohet se gruaja është mbytur.
Të njëjtat burime konfirmojnë se, trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë.
Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë edhe identifikimin e kufomës.
Gruaja është identifikuar si Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.
Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.
Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.