E diel, 5 prill 2020. Parashikimi sipas IGJEUM
RESHJET
Sot (e diel, dt. 05), priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit por lokalisht mesatare në qarkun Kukës (siç tregohet në tabelë për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot (e diel, dt. 05), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 20 °C
në vendet malore: 2 / 11 °C
ERA
Sot (e diel, dt. 05), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.