Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook-un e tij një video ku tregohet se si Republika Çeke, ndryshe nga shumë shtete të tjera në Europë dhe në botë, po e fiton me ritme më të shpejta luftën me Koronavirusin.
Në video tregohen masat që mori shteti anëtar i BE për të parandaluar përhapjen masive të pandemisë, masa këto që mund dhe duhet të vlejnë edhe për qytetarët shqiptarët.
"Me lutjen time më të njerëzishme për secilin prej jush dhe në interesin tuaj personal më të mirë, hidhni një sy kesaj videoje dhe shpërnadjeni tek miqte tuaj atë", shkruan ish-kryeministri Berisha.