Ka shkuar në 377 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësië, në raportimin e sotëm, lidhur me situatën më të fundit të koronavirusit në Shqipëri.
Rastet e reja kanë dalë pas testimit të personave që ishin ë dyshuar në 24 orët e fundit konktate të të prekurve dhe rrethit të tyre, gjatë depistimit të bërë në terren.
Një ditë më parë kishim 361 persona të prekur, ndërkohe që numri i viktimave ishte 21.