Deklarata e sotme e kryeministrit Ediui Rama teksa tha "deri sot kemi 51 të vdekur" trembi jo pak njerëz.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit reagon edhe gazetari i njohur Ilir Kadia, i cili edhe pse e quan lapsus, e cilëson atë mjaft të rëndë. Makabër madje.
Përmes një postimi në Facebook, ish-gazetari i BBC i kujton kryeministrit 'lapsusin' e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në parlament, i cili më pas u përdor shumë nga vetë Rama dhe të tijët e tij.
"Lapsus bëre natyrisht! Por ke dy vjet që e ke bërë këngë lapsusin e kreut të opozitës me tabelën e shumëzimit! Po ta kthejë ai me të njëjtën monedhë lapsusi yt është makabër se janë 30 jetë njerëzish dhe jo gogla të tabelës së shumëzimit, o Kryeministri Ynë legjendar!", shkruan Kadia në postimin e tij.