Ky është laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ku kryhen testimet për koronavirusin në Shqipëri.
Ndërkohë, gjatë paradites së sotme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë janë testuar 175 persona të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 22, pasi ditën e sotme ndërroi jetë një 90-vjeçar, i cili ndodhej i shtruar prej 5 ditësh te spitali Infektiv.
Bashkia Poliçan në kuadër të masave ndaj koronavirusit ka marrë sot në vendim ekstrem kundër përhapjes së COVID-19.Në njoftimin e shpërndarë në rrjete social thuhet se t për 14 ditë të gjitha shërbimet në qytet do jenë të mbyllura.
Dhe duhet të marrin masa për t’u furnizuar me ushqime për 15 ditë, pasi i gjithë qyteti do jetë në karantinë absolute.