Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i dërgoi një mesazh ngushëllimi ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush, për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij
I nderuar Zoti President,
Ndarja nga jeta e bashkëshortes suaj të dashur, Barbara, më hidhëroi shumë.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera e të sinqerta dhe në këto momente hidhërimi, lutem së bashku me ju dhe familjarët tuaj që e ndjera bashkëshortja juaj Barbara të gjejë prehjen e amëshuar.
Unë dhe shqiptarët do ta kujtojmë me shumë respekt, bashkëshorten tuaj të nderuar dhe Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjithmonë ka qenë krah jush në mbështetjen e kombit shqiptar.”
Barbara Bush ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga vitit 1989 deri në 1999.