Basha: Sa më shumë testime! Si mund të izolojmë pa testuar?

Hënë, 06 Prill 2020 22:56

Në një lidhje direkte për emisionin "Opinion" kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë apelin e tij për sa më shumë testime si mënyra më e mirë për të penguar përhapjen e mëtejshme të Koronavirusit në vend.

"Nëse vazhdojmë të kemi testimet më të ulta në Europë, si mund të izolojmë pa testuar? Do të zgjasë karantina, izolimi, shëndetësia do të shkojë drejt kolapsit. Nuk mund të kemi më pak testime se Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që situata atje percepitoi pas Shqipërisë. Sot po bëjmë 4 testime për 1 të infektuar, ndërkohë që mesataja është 12. Nëse nuk e bëjmë na rroftë izolimi dhe distancimi social. Ta dimë edhe ne ku i kemi të infektuarit", u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, sa kohë bëhet fjalë për jetë njerëzish, refuzoj ti përgjigjem retorikave politike, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga kjo sjellje.

 
 

"I kërkoj kryeministrit të mos e harxhoj kohën me debat politik, as me retorikë dhe as me sulme. Jemi 2 herë mbrapa Maqedonisë së Veriut me testime. Një vend me 2 të tretat e popullsisë sonë ka 2 herë më shumë testime”, shtoi lideri i opozitës.

 

Shqipëria deri tani, zyrtarisht ka 377 raste të infektuarisht me Koronavirus dhe 22 viktima. Një ndër zonat më të nxehta për momentin është Shkodra, me rastet që rriten dita-ditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...