Tritan Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar

Tuesday, 07 Prill 2020 07:58

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu uron javë të mbarë të gjithë shqiptarëve, në një mesazh në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka mbyllur punën tek Infektivi, në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, të cilin e cilëson si një armik të padukshëm, tinëzar dhe shumë vrastar.
Teksa flet për bashkëpunimin mes të gjithë mjekëve, Kalo shkruan në “Facebook” se ” me durim dhe me më shumë vetëndërgjegjësim, të gjithë ne do tia dalim mbanë”.
Mesazhi i Tritan Kalos:
JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..
NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….
ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do tia dalim mbanë…..NUKU është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...