Sindikata e policëve i shkruan letër Ramës: Shpërble efektivët që janë në krye të detyrës në këto momente të vështira

E mërkurë, 08 Prill 2020 18:26

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpërblejë sa 50% e pagës neto mujore efektivët e policisë që janë në krye të detyrës në këto momente të vështira që po kalon vendi.

Kreu i Sindikatës Valentin Macaj shprehet se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH. Për Macajn suksesi në këto ditë varet nga mjekësia dhe policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që sipas tij, po tromaksin fëmijët.

“Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të O.B.SH.

Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambiente publike. Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tromaksin fëmijët e ngujuar, sesa disiplinojnë 5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi. Ndërsa qytetarët, ashtu sic brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre”, deklaron ai.

Letra e plotë për kryeministrin Edi Rama

As shpërblim e as duartrokitje për këmishat blu…?!

Po mbushet 1-muaj, qëkur pandemia covid-19 i mbylli shqiptarët nën regjimin “arrest shpie” pa dhunë, por me kërcënimin e shtërngesës normative të qeverisë , e cila shikon zgjidhjen e problemit tek karantinimi social .

Kërcënimi global covid-19 ka nxjerrë zbuluar gjithë sistemin botëror të shëndetësisë ,pasi i gjeti “gafil” e i ka turbulluar mendërisht nëpër protokolle që i ndërrojnë 3-4 herë në ditë, si dhe atë batalion shkencëtarësh që për vite të tëra na ngopën me formula abstrakte , dështuan me sukses përballë kësaj pandemie! -Me qindra shtetas shqiptarë janë infektuar nga ky virus e numri i viktimave është 2-shifror, ku nuk kanë shpëtuar as ata “ëngjëjt” mbrojtës të mjekësisë. Cdo gjë është në ankth e pasiguri, pasi ky virus është tinëzar dhe vrasës aty ku nuk e pret dhe që nuk kursen as foshnjat në djep…!

Shërbimet e urgjencës mjekësore po mundohen të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre funksionale në shërbim të qytetarëve edhe pse duhet të sjellim në vëmendje se një pjesë e madhe e tyre është kualifikuar nëpër “kurse plepash” e universitete private kundrejt shumave finanziare për të marrë “kartonin” e profesionit. Për këtë fakt duhet të jemi të qartë si “kristali”, sepse nuk jemi “ufo” që s’kuptojmë realitetin e dhimbshëm arsimor në mjekësinë shqiptare..!-Pra, ky ishte njëri nga “produktet” e politikës mafioze shqiptare, që për një grusht votash, nuk pyeti se cfarë “brumi” po i dhuron mjekësisë varfanjake në këta 20 vite pas ’97…! -Nejse, këtë fakt le ta lëmë mënjanë për një kohë tjetër më të paqtë, pasi situata është me të vërtetë e rëndë dhe po vë në rrezik të ardhmen social-ekonomike të kombeve të vogla, ku llogaria nuk bëhet me mijë-€/person por për kushte mbijetese, që nuk ka cfarë i “han miu pas darke” shumicës së shqiptarëve..!

Pa dashur që ti marrim hakun askujt, duhet thënë se Infektivi i Tiranës, Sanatoriumi, Urgjencat e rretheve bashkë me stafet respektive mjekësore, janë “Heronjtë e Ditës” për qytetarët e ngujuar para TV e portaleve të lajmeve, biles kemi përshëndetur e mbështetur iniciativat për ti duartrokitur nëpër ballkone, e mirë kemi bërë….sepse duhet kurajo për të dhënë më të mirën e tyre në këtë situatë emergjence. Kemi duartrokitur të gjithë,pa hile e si në karantinë!

Në cdo lajm e në cdo emision nëpër TV kryesore të vendit,kemi dëgjuar e parë mjekë dhe specialistë, ku që të gjithë japin mendimet e tyre,që në disa raste nuk përputhen , por jemi munduar të marrim për bazë ato më profesionalet e pa ngjyrime partiake.

Nga fusha ligjore në fuqi si dhe Kodi i Punës, dijmë që pjesë thelbësore e shërbimeve të rëndësisë jetike, janë edhe punonjësit e policisë në rend e burgje, të cilët për asnjë cast nuk kanë lënë shërbimin, i cili është i ndërtuar në 3-turne me nga 8-orë pune, që në këtë situatë shkon nga 12-24 orë shërbim e gadishmëri bashkë, pa vakt ushqimor e pa ambjente pushimi.

Pra, krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në cdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standarteve të O.B.SH. Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambjente publike.

Janë me mijëra punonjës policie që shërbejnë në 24 burgjet e vendit, ku në shumicën e rasteve janë larg qendrave urbane e deri 130 km larg banesës së punonjësit. Imagjino, që një gardian nga rrethe të largëta, shërben me 3 turne në burgun e Recit, në një kohë kur transporti publik është kufizuar në fashën orare 05-13 dhe asnjë mjet privat nuk denjon të frenoje e ta marrë atë për në destinacionin e kërkuar, pasi e shikon atë si një “bombë virusale” lëvizëse..!-

Paga mesatare e një punonjësi policie nuk i kalon 45000 lekë të reja në muaj, duke kujtuar se oret e natës, gadishmeritë, ditët e festave dhe gjëndjet e jashtëzakonshme i marrin pas 2 muajsh ose në shumicën e rasteve nuk i marrin fare. Familjet e punonjësit të policisë , që në shumë raste janë të pastreha e të papunë, jetojnë cdo muaj e paguajnë faturat vetëm duke u bazuar në pagën e tij!

Por sot, gjithë këmishat blu të ligjit, janë në krye të detyrës dhe në shërbim të sigurisë së shtetit pa asnjë mungesë e pa frikë ndaj covid-19, ndërkohë kur shumica e shefave të tyre dhe politikanëve shqiptarë, janë brenda banesave të tyre ose pas xhamave të zinj të makinave , që nuk u dhemb koka për shportën e familjes, pasi janë të garantuar nga taksat e qytetarëve dhe të siguruar nga shërbimi i punonjësve të policisë..!

Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në keto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tramaksin femijët e ngujuar , sesa disiplinojnë 5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret.

Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi.

Ndërsa qytetarët, ashtu siq brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre!

Valentin Macaj

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...